Arbëri

Nesër mot i ftohtë e me borë në Kosovë

Foto: Koha / ilustrim
Foto: Koha / Ilustrim
 

Mot i ftohtë do të vazhdojë të mbretërojë edhe nesër në Kosovë, e edhe me të reshura të borës, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende–vende me fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.