Arbëri

Hoti: Thirrjen për unitet në dialog koalicioni PAN-PSD e ka kthyer në akuzë djallëzore kundër opozitës

Foto: Driton Paçarada
Foto: Koha / Ilustrim
 

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se thirrjet për unitet në dialogun me Serbinë koalicioni PAN-PSD i ka kthyer në akuzë ndaj opozitës.

“Në javët e fundit, thirrjen për unitet në dialogun me Serbinë, koalicioni PAN-PSD e ka kthyer në akuzë djallëzore kundër opozitës. Kjo qasje nuk është e sinqertë dhe as e dobishme për shtetin e Kosovës, përkundrazi”, ka shkruar Hoti, transmeton Koha.net.