Arbëri

Qeveria lë pezull pozitat e kryetarëve në veri, ekspertët e shohin si paaftësi për organizim të zgjedhjeve

 

Një muaj janë bërë qëkur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t`i shpallë jovalide dhe antikushtetuese dorëheqjet e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit. Pas kësaj nuk ka ndërmarrë kurrfarë veprimi, qoftë për sanksione e qoftë për të gjetur zgjidhje për funksionimin e atyre komunave, shkruan sot Koha Ditore.

Në anën tjetër, të dorëhequrit vazhdojnë të qëndrojnë pranë vendimit që e kanë marrë, të cilin e kanë arsyetuar pas taksës së vënë ndaj produkteve serbe e si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimeve të serbëve në veri.