Arbëri

Bien investimet e huaja në Kosovë, rriten remitencat

Bien investimet e huaja në Kosovë, rriten remitencat

Investimet e huaja direkte në Kosovë kanë shënuar rënie mbi 22 për qind krahasuar me vitin e kaluar ndërkohë kreditë në sektorin bankarë kanë arritur vlerën 2.7 miliardë euro. Kështu thotë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.

Ai flet edhe për Kartonin e Gjelbër, për të cilin thotë se mundësitë janë që të bëhet një zgjidhje indirekte me Brukselin. Mehmeti thotë se remitencat nga diaspora kanë shënuar 587 milionë euro me një rritje vjetore prej 6.1 për qind.