Arbëri

Vetëvendosja e shqetësuar: Në negociata pa përfaqësues të Luginës e rezoluta pa reciprocitet

Foto nga Lëvizja Vetëvendosje
 

Lëvizja Vetëvendosje mbajti konferencë për media në lidhje me mospërfaqësimin e Kosovës Lindore në negociata me Serbinë. Në konferencë foli deputeti dhe anëtari i Kryesisë Liburn Aliu, i cili komentoi takimin e paralajmëruar që mbahet nesër në Bruksel, siç thotë ai, mes të ashtuquajturit ‘delegacion shtetëror’ dhe ndërmjetësuesve të bisedimeve.

“Duke u mbështetur në rezolutën e miratuar në Kuvendin e Kosovës, ku nuk figuron fare fjala reciprocitet, ‘delegacioni shtetëror’ po e thellon këtë proces dialogu disa vjeçar në të cilin Kosova vazhdimisht ka bërë kompromise me kërkesat e Serbisë ndaj saj”, tha Aliu.