Arbëri

Tahiri: Askush s’ka të drejtë të negociojë me Serbinë pa marrë besimin e qytetarëve

Tahiri: Askush s’ka të drejtë të negociojë me Serbinë pa marrë besimin e qytetarëve

Sipas Xhafer Tahirit të LDK-së, askush nuk ka të drejtë të negociojë me Serbinë, para se vendi të hyjë edhe një herë në zgjedhje dhe që qytetarët të thonë fjalën e tyre edhe për dialogun.

Në Interaktiv të KTV-së, kryetari i Vushtrrisë ka thënë se koalicioni aktual ka “okupuar” pozitat. Sipas tij, “dështimi për liberalizim, përkeqësimi i ekonomisë dhe mungesa e perspektivës e bëjnë të domosdoshëm kërkesën për zgjedhje të parakohshme”.