Arbëri

Mustafa: Kryenegociatorët u morën me vetveten dhe jo me dialogun

Mustafa: Kryenegociatorët u morën me vetveten dhe jo me dialogun

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, e ka vlerësuar si të pa relevancë ekipin negociator të Kosovës në Bruksel. Sipas tij, bashkëkryesuesit e dialogut u morën me vetveten e LDK-në dhe jo me esencën e dialogut. Ndërsa tha se morën porosinë për heqjen e taksës si parakusht për vazhdimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dje Kosova u përfaqësua në Bruksel nga një delegacion pa relevancë. Mos të flas për numrin. Më parë, me kompetencë, një ministre e bënte punën e gjithë atyre që ishin në Bruksel. Ajo që dëgjuam, ishte se ata e morën një porosi të qartë. Se duhet të kthehen në Kosovë ta heqin taksën, si parakusht për dialogun”, ka shkruar Mustafa.