Arbëri

KDI: OJQ-të kërkojnë nga komunat ndëshkim për mos përmbushjen e rekomandimeve të auditorit

 

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), dhe OJQ-të partnere YAHR, ISDY, Syri i Vizionit dhe Ekovizioni, në partneritet me USAID në kuadër të aktivitetit për komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse, përmes një konference për media shpalosën të gjeturat kryesore të raportit “Menaxhimi i parasë publike në sytë e Auditorit të Përgjithshëm”.

Ky raport, thotë kumtesa e KDI-së sa pasqyron rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm lidhur me menaxhimin e parasë publike. Raporti gjithashtu analizon edhe implementimin e rekomandimeve të auditorit nga gjashtë komunat vijuese: Prizren, Suharekë, Ferizaj, Lipjan, Podujevë dhe Istog, për vitin 2017, transmeton Koha.net.