Arbëri

Shtatë muaj deri në parashkrimin e lëndës ndaj 27 aktivistëve të LVV-së

 

Shtatë muaj kanë mbetur para parashkrimit të procesit gjyqësor ndaj 27 aktivistëve dhe ish-aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të akuzuar për djegien e veturave të EULEX-it në vitin 2009, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykimi ndaj tyre ka filluar para katër vjetësh, por brenda kësaj periudhe janë zhvilluar vetëm dy seanca gjyqësore. Për tre vjet nuk është caktuar më asnjë seancë e re.