Arbëri

Petroviq: Moszbardhja e vrasjes së Ivanoviqit, paralajmërim për vrasje të reja

Foto: Koha
 

Katër përfaqësuesit e partive nga komuniteti serb në Kosovë, Iniciativës Qytetare – SPD, SLS-ja, Partia Demokratike Progresiste, si dhe Partia e Serbëve të Kosovës, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media në Qendrën Mediale në Çagllavicë, lidhur me situatën e krijuar një vit pas vrasjes se ish-liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Moszbardhja e kësaj vrasje, sipas tyre do të sjellë vrasje të tjera, duke shtuar se nuk janë duke u ndjerë të sigurt për jetët e tyre dhe as të familjeve e bashkëpartiakëve të tyre. Një prej arsyeve, sipas tyre, është fakti që ata po trajtohen si “tradhtarë” nga pjesa tjetër e serbëve në Kosovë dhe Serbi.