Arbëri

Veselinoviq dënohet me dy vjet burgim, Milan Radoiçiq lirohet

 

Zvonko Veselinoviq, biznesmen kundërthënës nga veriu i Kosovës është dënuar sot në Pirot (Serbi) me dy vjet burgim për shkak të nxjerrjes së paligjshme të zhavorrit. Kumbara i tij, Milan Radoiçiq, është liruar nga aktakuza, pasi, siç ka thënë gjykatësi Bojan Antiq , nuk ka pasur dëshmi të ketë marrë pjesë në këtë punë, përcjell portali krik.

Pos Veselinoviqit, me nga dy vjet e gjysmë janë dënuar edhe Goran Makragiq dhe Ivan Stamenoviq.