Arbëri

Temperatura të ulëta nesër në Kosovë, ajri më i ndotur

Foto: Koha / ilustrim
 

Temperaturat e ulëta do të vazhdojnë të mbretërojnë edhe nesër në Kosovë, veçmas në Dukagjin, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

“Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara, të cilat re do t’i takojnë nivelit të lartë dhe të mesëm të troposferës”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.