Arbëri

“BERZH-i do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën”

 

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Zsuzsanna Hargitai, ku diskutuan në lidhje me bashkëpunimin në mes të Qeverisë së Kosovës dhe BERZH-it, njofotn kumtesa, transmeton Koha.net.

Gjatë Hamza theksoi se BERZH-i paraqet njërin ndër partnerët kryesor për Kosovën për realizimin e projekteve me rëndësi. Ministri theksoi rëndësinë e mbështetjes së Bankës për sektorin privat dhe inkurajoi Bankën për mbështetje të vazhdueshme të këtij sektori.