Arbëri

Shfaqen grafitet “PROntoKURORIA” dhe “PROkunkuruRIA” në Prishtinë

Foto: Koha
 

Pas emërimit në krye të Këshillit Prokurorial të Kosovës të ish-deputetit të PDK-së, Bahri Hyseni në qendër të Prishtinës janë shfaqur dy grafite.

Dihet se Hyseni ishte protagonist në aferën e përgjimeve “Pronto”, në një bisedë me ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, të cilit i kishte thënë se ai nuk ka konkurruar për anëtar të Bordit të KOSTT-it.