Arbëri

Nesër mot me shi në Kosovë

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore
 

Në Kosovë nesër do të ketë reshje të shiut, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat në pjesën perëndimore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë, derisa pjesa tjetër e vendit mbetet nën ndikimin e vranësirave kalimtare dhe rigave të dobëta shiu”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.