Arbëri

Shi e borë në Shqipëri

Shi e borë në Shqipëri
 

Territori i Shqipërisë ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti do të jetë i vranët.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin, kryesisht deri pasdite. Në jugperëndim reshjet do të jenë me intensitet të lartë dhe në formë rrebeshi. Reshje bore në lartësitë mbi 600 metra në Jug e Juglindje, ndërsa në Veri e Verilindje në lartësi 200-300 metra. Do të ketë ngrica në zonat malore dhe akset rrugore.