Arbëri

Bie numri i rasteve të trafikimit me qenie njerëzore

 

Dukuria e trafikimit me qenie njerëzore vazhdon të jetë e pranishme në Kosovë, ndonëse viteve të fundit, sipas Policisë së Kosovës, është zvogëluar numri i viktimave të trafikimit, si të atyre nga Kosova ashtu edhe viktimave nga shtetet tjera.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2017 ishin gjithsej 32 viktima të trafikimit, ku 25 prej tyre kishin shtetësinë e Kosovës. Ndërsa në vitin 2018, numri i viktimave është zvogëluar në 15 persona, ku 12 prej tyre ishin me shtetësi të Kosovës.