Arbëri

Vetëvendosje thotë se Projektligji për Arsimin e lartë nuk përmbush qëllimin

Vetëvendosje thotë se Projektligji për Arsimin e lartë nuk përmbush qëllimin

Lëvizja Vetëvendosje thotë se angazhohet për transformim të arsimit të lartë në Kosovë ashtu që arsimi të jetë në funksion të prodhimit të dijes dhe zhvillimit të vendit.

Përmes një komunikate për media Vetëvendosje bën të ditur se sot në Kuvend, Komiteti për Arsim dhe Kërkim shkencor dhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ftuan në debat profesorë, studiues e studentë lidhur me Projektligjin për arsimin e lartë që po shqyrtohet në Kuvendin e Kosovës.