Arbëri

Ministrja Hoxha: Kosova vendi më proeuropian, pa viza s'mund ta vizitojë

 

Vjenë, 30 janar - Në Konferencën e 16-të, com-sult, në Vjenë, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në diskutimin me temën “Formimi i të ardhmes“, ka trajtuar çështjen “BE dhe fqinjët e saj juglindorë: Sfidat dhe mundësitë në Ballkan”, bën të ditur Zyra për komunikim dhe informim e kësaj ministrie.

Fillimisht, ministrja Hoxha foli për perspektivën e Kosovës, por edhe vendeve tjera në rajon, të ardhmen e saj evropiane, duke qenë qëllimi i përbashkët për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.