Arbëri

Hoti: Me këtë kryeministër në largim jemi në prag të prishjes së marrëdhënieve me SHBA-në

Foto: Driton Paçarada
 

​Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, duke komentuar disa nga ngjarjet e fundit në vend, ka thënë se Kosova duhet të prodhojë lajme për investitorë të huaj e arritje në diplomaci, në vend të grevave e regresit në luftën kundër korrupsionit.

“Kosova e bllokuar nga grevat në arsim, shëndetësi dhe administratë, të nxitura nga vendimi i Qeverisë për të rritur pagën për vete, edhe pse kjo u vlerësuar të jetë konflikt i interesit nga Agjencia Antikorrupcion, që është e thirrur ligjërisht për të dhënë vlerësime të tilla”, thotë Hoti në një postim në Facebook, ku ka listuar 3 kritika ndaj Qeverisë Haradinaj.