Arbëri

Në Orllan dhurohet gjak për të nderuar heronjtë e kombit

 

Shoqëria civile nga Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me komunitetin e banorëve të Orllanit, për nder të 31 janarit, ditës së rënies së heronjve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, sot organizojnë aktivitetin e dhurimit të gjakut nga vullnetarët.

Ky aktivitet organizohet si nderim dhe mirënjohje për veprën dhe heroizmin e treguar nga heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, shkruan ksp.