Arbëri

Hoti: Ligji për Paga duhet të tërhiqet e të rishkruhet, Qeveria të anulojë vendimin për rritje të pagave për vete

Foto: Driton Paçarada
 

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria duhet ta anulojë vendimin për rritje të pagave për vete, sepse ai vendim paraqet konflikt të interesit sipas vlerësimit të Agjencisë Antikorrupsion.

“Ligji për pagat në sektorin publik nuk respekton parimin "pagë e njëjtë për punë të njëjtë", apo parimet tjera parapara në nenin 3. Arsimtarët e shkollës së mesme paguhen sa truproja, i cili përveç pagës merr edhe shtesat për rrezikshmëri. Polici i thjeshtë ka koeficient 2, ndërkaq polici i ri 1.0. Ligji lë hapësirë për përcaktim të të ardhurave me vendime të organeve të tjera, duke lënë hapësirë që prapë me vendime ekzekutive të krijohen pabarazi në të ardhura”, ka shkruar Hoti në profilin e tij zyrtar në Facebook.