Arbëri

Hoti në Londër insiston që marrëveshja me Serbinë duhet të respektojë integritetin territorial të Kosovës

Foto: Koha
 

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, po qëndron në Londër në vizitë zyrtare ku ka zhvilluar takime me zyrtarët përgjegjës për Ballkanin Perëndimor dhe ata për Kosovën në Ministrinë e Jashtme.

Hoti thotë të ketë biseduar për zhvillimet politike në Kosove dhe rajon duke prezantuar qëndrimin e LDK-së se “Kosova do të mbajë orientimin pro evropian dhe se Dialogu duhet të zhvillohet vetëm si dialog në mes të dy shteteve të pavarura”.