Arbëri

Lëvizja Besa në Maqedoni, pro shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi

 

Afrim Gashi, lideri i Lëvizjes Besa në Maqedoni, është deklaruar pro shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë si zgjidhje eventuale e çështjes mes dy vendeve.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Zhurnal”, Gashi thotë se “edhe pse në shikim të parë zhvendosja e ‘megjeve’ në Ballkan aludon në trazira dhe luftëra, kësaj here bindja ime e thellë është se kjo nuk do të ndodhë”.