1 perditesime
Arbëri

Mbrojtja e cilëson show mediatik aktakuzën ‘Pronto’

Mbrojtja e cilëson show mediatik aktakuzën ‘Pronto’
Foto: Koha
11:05

Mbrojtja e cilëson show mediatik aktakuzën ‘Pronto’

Pas dëgjimit të mbrojtësve të të akuzuarve dhe të vet të akuzuarve, është përgjigjur prokurorja speciale, Drita Hajdari.

Sipas saj kjo çështje penale trajton një fenomen të ndarjes se posteve në baza politike. Ajo ka folur edhe për përdorimin e provave të përdorura në një rast tjetër nëse mund të përdoren për një procedurë të re penale. Ajo ka thënë se një gjë e tillë vërtetohet edhe me një vendim të Gjykatës së Apelit, raporton Koha Ditore.

Sipas saj, Prokuroria nuk ka mundur të mbyll sytë para këtyre përgjimeve. Ajo madje ka thënë se një nga kundërshtimet kryesore të mbrojtësve është se këto përgjime deri në vitin 2016 do të duhej të shkatërroheshin, megjithatë sipas saj pasi që një gjë të tillë se ka bërë Prokuroria e do të duhej të kujdeseshin vetë palët.

“Fundja i akuzuari Adem Grabovci ka pasur edhe atëherë avokat dhe ai ka mundur të përkujdeset nëse janë asgjësuar”, ka thënë ajo.

Hajdari nuk ka argumentuar asgjë për gjendjen faktike të provave në të cilat e ka bazuar aktakuzën përveç çështjeve procedurale me arsyetimin se një gjë e tillë do të ndodhë në të ardhmen.

Avokati Besnik Berisha ka thënë se prokurorja Hajdari nuk ju është përgjigjur çështjeve kryesore të parashtruara.

Berisha është fokusuar në atë se si Prokuroria I ka kualifikuar veprat penale në këtë aktakuzë. Siç edhe dihet këta të akuzuar nuk akuzohen me asnjërën nga veprat penale të kapitullit të veprave penale që lidhin me korrupsion por kualifikimi ishte bërë për veprën penale që lidhet me shkeljen e statusit të barabartë të shtetasve të Kosovës.

Një gjë e tillë ka ndodhur për shkak që nëse do të kualifikoheshin veprat në bazë të kapitullit të korrupsionit, atëherë veprat penale kanë arritur kohën e parashkrimit (vjetërsimit absolut).

Berisha ka thënë se në këtë aktakuzë Prokuroria as ka paraqitur të dëmtuar e as përfitues. Berisha ka ironizuar se nëse prokurorja Hajdari pretendon se provat që i ka pasur në dispozicion prokurori i EULEX-it nuk i ka trajtuar mirë atëherë a duhet të bëhet ekzaminimi se cili prokuror është me pak i ndikueshëm e kush me shumë.

Hajdari ka tentuar disa herë ta ndërpresë avokatin Berisha me arsyetimin se këtu po bëhet debat e që sipas tij nuk duhet të bëhet një gjë e tillë në gjykatore. Ajo ka thënë se nuk do të lejojë që një gjë e tillë të ndodhë ndërsa Berisha i është përgjigjur që e ka derën e hapur të largohet.

09:55

Nis seanca gjyqësore për “Pronton”

Ka filluar seanca e shqyrtimit kryesor në rastin e njohur si ‘Pronto’ ku pjesa me e madhe e të akuzuarve janë pjesë e PDK-së.

Kryetari i trupit gjykues, Shashivar Hoti ka konstatuar praninë e të akuzuarve.

Në këtë seancë të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre po i japin kundërshtimet e tyre për këtë aktakuzë, raporton Koha Ditore.

Avokati i kryeprotagonistit të kësaj afere, Adem Grabovcit, avokati Florent Latifaj ka thënë se kundërshtimet për këtë rast i kanë bërë me shkrim dhe se nuk ka çka të deklarohet jashtë asaj që kanë shkruar në arsyetimin e kundërshtimeve.

Avokati i të akuzuarit, Elhami Gashi ka thënë se shumica e kundërshtimit ka të bëjë me atë se shumica e provave në këtë rast janë nxjerrë jashtëligjshëm.

Avokati i ministrit të Besim Beqaj, Besnik Berisha ka thënë se nuk deklarohet për kundërshtime pa i dëgjuar përgjigjen e Prokurorisë se Shtetit në lidhje me këto kundërshtime