Arbëri

Rushiti: Mesazhi i viktimave të dhunës seksuale po përçohet edhe te vetë agresori

 

Për 12 muaj, prej edhe kur ka filluar punën komisioni qeveritar për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale, kanë aplikuar rreth 900 persona, ndërsa rreth 200 prej tyre kanë filluar të marrin pensionet.

Por e pakënaqur me procesin e verifikimit të këtyre personave është drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti, e cila tha se pritjet e gjata janë edhe më të mundimshme dhe dekurajuese për të mbijetuarit e kësaj dhune.