Arbëri

200 personave u njihet statusi Viktimë e dhunës seksuale të luftës, 123 janë refuzuar

 

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani ka pranuar gjithsej 911 aplikacione dhe ka marrë vendim për 323 raste, prej të cilave 200 personave i është njohur statusi viktimë e dhunës seksuale të luftës.

Në shënimin e njëvjetorit të punës së tij, Komisioni ka bërë po ashtu të ditur se 123 personave i është refuzuar ky status, derisa janë pranuar 100 kërkesa për rishqyrtim, gjysma e të cilave janë rishqyrtuar dhe është vendosur për to ndërsa mbi 50 aplikacione të tjera janë në shqyrtim e sipër.