Arbëri

Roth: Gjermania është kundër ndryshimit të kufijve Kosovë – Serbi

Foto: DPA
 

Ministri shtetëror gjerman për Evropë Michael Roth ka përsëritur se Gjermania kundërshton zgjidhjen e kontesti ndërmjet Serbisë e Kosovës me ndryshim të kufijve sepse ndryshimi, ka saktësuar ai, do të ishte shumë i rrezikshëm dhe do ta destabilizonte rajonin.

Ai në një intervistë për DW –në gjuhën shqipe ka thënë se "Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për ne".