Arbëri

Katër ministrat që hetohen për faljen e hidrocentraleve ende nuk janë ftuar për të dëshmuar në Prokurori

 

Gati rreth tri vjet prej se Prokuroria e Shtetit deklarativisht ka thënë se ka nisur hetimin e faljes se hidrocentraleve deri tash janë ndërmarr pak veprime hetimore.

Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi, Nenad Rashiq janë ish-ministrat nënshkrues të dokumentacionit të dosjes së privatizimit ku ishin falur këto hidrocentrale. Dy prej tyre janë edhe aktualisht ministra, shkruan sot “Koha Ditore”.