Arbëri

Përfaqësuesit e Luginës duan zgjidhje që ruan sovranitetin e Kosovës

Foto: Koha
 

Korrigjimi i kufirit me Serbinë, në dëm të territorit të Kosovës nuk është i pranueshëm as për Luginën e Preshevës.

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës kërkojnë që brenda kuadrit në procesin e dialogut që pritet të fillojë me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje historike gjithëpërfshirëse, të zgjidhet edhe problemi politik i tyre. Por ata thonë zgjidhja duhet të ruajë sovranitetin e Kosovës dhe jo dëmtimin e saj.