Arbëri

BE akordon 32 milionë euro për energjetikën në Ballkanin Perëndimor

 

Efikasiteti energjetik dhe lufta kundër ndryshimit të klimës janë dy objektivat e paketës së re të buxhetit të BE prej 32 milionë eurosh për Ballkanin Perëndimor, njoftoi Komisioneri i Zgjerimit të BE, Johannes Hahn, gjatë takimit ministror për energjinë mes gjashtë shteteve të Ballkanit, që po zhvillohet në Podgoricë.

Ky financim u shtohet 50 milionëve euro të tjera të akorduara më parë nga BE për të forcuar politikat energjetike të rajonit.