Arbëri

Afro 30 mijë raste të dyshimta me grip

Foto: Koha
 

Nga 1 tetori deri më sot tek Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 29 mijë e 938 raste të dyshimta me grip, prej të cilave 4 mijë e 719 raste me infeksion respiratori akut - ARI dhe 43 raste me infeksion të rëndë respirator akut - SARI.

Këto të dhëna u bënë të ditura të hënën në një konferencë për media të anëtarëve të Komitetit për përcjelljen e gripit në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.