Arbëri

Mustafa: Serbia s’është e interesuar të normalizojë raportet me ne, e aq më pak të na njohë

Mustafa: Serbia s’është e interesuar të normalizojë raportet me ne, e aq më pak të na njohë
 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar të normalizojë marrëdhëniet me vendin tonë e aq më pak ta njoh shtetin e Kosovës.

Kjo për shkak të, siç thotë Mustafa, veprimeve që shteti fqinj po i bën në vazhdimësi, siç është fushata për ç’njohjen e pavarësisë së Kosovës nga disa vende e po ashtu edhe fushata kundër Kosovës për anëtarësim në Interpol.