Arbëri

Hoti: Qeveria e PAN-it inkurajon qytetarët të konsumojnë duhan

Hoti: Qeveria e PAN-it inkurajon qytetarët të konsumojnë duhan

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, duke iu referuar një vendimi të Qeverisë së Kosovës për uljen e akcizës për duhanin prodhim vendor, ka thënë se me këtë veprim, Qeveria po u thotë qytetarëve “konsumoni duhan vendor se është më pak i dëmshëm”.

Tutje, ai thotë se, siç ka mësuar nga mediat, në Kosovë ekziston vetëm një kompani prodhuese e duhanit, e “që është në bashkëpronësi të këshilltarit të Kryeministrit dhe një drejtori komunal nga partia e z. [Shpend] Ahmeti”.