Arbëri

Mustafa: Thaçit i kërkova të heqë dorë nga diskursi politik i korrigjimit të kufijve

Mustafa: Thaçit i kërkova të heqë dorë nga diskursi politik i korrigjimit të kufijve
 

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka dhënë detaje në lidhje me takimin e mbrëmshëm në shtëpinë e tij me Presidentin Hashim Thaçi.

Mustafa thotë të ketë qenë kërkesë e Thaçit që ta informojë atë, “si kryetarin e partisë më të madhe politike, për kërkesat por edhe paralajmërimet për masa, shumë serioze, ndaj Kosovës, të deklaruara nga delegacioni i lartë i SHBA-së”.