VV-ja dhe LDK-ja kërkesë për dy seanca të jashtëzakonshme, njërën për KQZ-në e tjetrën për shpenzimet e Qeverisë
Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja, siç ka mësuar “KOHA Ditore”, brenda ditës pritet që t’i dorëzojë në Kryesi të Kuvendit dy kërkesa për dy seanca të jashtëzakonshme.
Seanca e parë pritet të thirret për të mërkurën (me datën 6 mars), lidhur me bllokimin dhe mosfunksionimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) nga presidenti Hashim Thaçi.
Ndërkaq, seanca e dytë pritet të thirret një ditë pas saj, të enjten, lidhur me shpenzimet “enorme të Qeverisë”.