Arbëri

SBASHK-u kundërshton vendimin e MASHT-it për kompensimin e orëve

Foto: Ilustrim
 

SBASHK-u edhe zyrtarisht ka dal kundër vendimit të ministrit të Arsimit, shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i cili ka kërkuar kompensimin e orëve të humbura mësimore gjatë grevës trejavore të punëtorëve të arsimit.

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut bashkë me kryetarët e kuvendeve të sindikatave komunale të arsimit parauniversitar dhe të universiteteve, kanë mbajtur takim të jashtëzakonshëm për të debatuar lidhur me deklarimin dhe qëndrimin e anëtarësisë rreth çështjes së orëve të humbura gjatë grevës e sidomos rreth vendimit nr. 911, të datës 27 shkurt 2019, te ministrit Bytyqi lidhur me këtë çështje.