Arbëri

Më 2018 u lindën 65 foshnje nga nënat nën moshën 18-vjeçare

Më 2018 u lindën 65 foshnje nga nënat nën moshën 18-vjeçare

Lindjet e foshnjave nga nënat nën moshën 18-vjeçare, po bëhet një dukuri mjaft shqetësuese në Kosovë. Vetëm gjatë vitit 2018, në Klinikën Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kanë lindur 65 foshnje nga nënat e moshës jo madhore. Derisa gjatë vitit 2017, ishin regjistruar 35 lindje nga nënat nën moshën 18-vjeçare. Kjo dukuri, ka shënuar rritje vit pas viti, ngaqë në vitin 2016, ishin shënuar 22 raste të lindjeve të tilla.

Drejtoresha në Klinikën Gjinekologjike, Myrvete Paçarada, thotë për Radion Evropa e Lirë se ndonëse është rrezik për jetën e nënave që të lindin fëmijë në moshë jo madhore, nuk ka ndodhur asnjë rast i vdekjes.