Arbëri

SBASHK-u kërcënon me grevë nëse bëhet presion për zëvendësim të orëve të humbura

 

Ymer Ymeri, menaxher i financave në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, ka thënë se greva në arsim mund të riaktivizohet nëse bëhet presion për të zëvendësuar 15 ditët e humbura për shkak të grevës në janar.

Pas vendimit të ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, që 15 ditët e humbura në fillim të gjysmëvjetorit të dytë të zëvendësohen ditëve të shtune, në ditët e pushimit pranveror dhe në shtyrje të përfundimit të vitit shkollor, SBASHK sot ka paditur ministrinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë duke kërkuar pezullim të vendimit dhe vlerësimin e tij.