Arbëri

MPJ-ja me “masë sekrete” ndaj ambasadorit jodiplomatik Dedaj

Foto: Driton Paçarada / Koha
 

Plotësisht të papranueshme po cilësohen të paktën dy deklarata të ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, të dhëna nëpërmjet postimeve në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Për këtë, Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se ka ndërmarrë hapa konkretë ndaj Dedajt. Por nuk ka treguar se për çfarë mase bëhet fjalë. Në një përgjigje zyrtare për portalin Koha.net, MPJ-ja ka shkruar se nuk lejon dëmtimin e marrëdhënieve me shtetet mike.