1 perditesime
12:04

Rifat Jashari: Le të mbrojnë Kosovën ushtarët e rinj siç bëri UÇK-ja

Në ceremoninë ushtarake që FSK-ja e ka mbajtur për nder të 21 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka folur edhe përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari.

Ai, duke uruar të gjithë për formimin e ushtrisë së Kosovës, ka thënë se dëshiron që këta ushtarë të jenë të gatshëm gjithmonë të mbrojnë territorin e Kosovës siç e ka mbrojtur Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Duke i falënderuar të gjithë miqtë tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha shtetet që na kanë ndihmuar dhe shpresoj që prapë do të na ndihmojnë”, tha Jashari, raporton Ksp.

Epopeja e UÇK-së fillon më 5 mars dhe përfundon më 7 mars me Natën e Zjarreve.

Më 5 mars 1998 kishte filluar sulmi në familjen Jashari ku pas tri ditësh qëndresë ishin vrarë komandanti legjendar Adem Jashari, vëllai i tij Hamza dhe të gjithë anëtarët e kësaj familje. Sulmit i kishte mbijetuar vetëm Besarta, vajza e Hamzës që në atë kohë i kishte 11 vjet.

11:26

Me ceremoni ushtarake FSK-ja nderon “Epopenë e UÇK-së”

FSK-ja ka mbajtur për herë të parë si ushtri ceremoni për “Epopenë e UÇK-së”.

Në 21 vjetorin e Epopesë së UÇK-së në kazermën “Adem Jashari” është mbajtur sot kjo ceremoni e FSK-së, në të cilën prezent ishin edhe krerët e shtetit, transmeton KTV.

Presidenti Hashim Thaçi me këtë rast ka përmendur mbi 13 të vrarë, mbi 400 masakra dhe mijëra të dhunuara nga regjimi serb.

Derisa kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se në marsin e ‘98-s u shua një familje e tërë. E sipas tij pas kësaj ngjarjeje bota reagoi dhe ndaloi shuarjen e një populli.