Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri ka kaluar në procesin e skanimit 54 kontrata koncesionare dhe kontrata objekti të vendimit të Këshillit të Ministrave të vitit 2015 për burimet hidrike të energjisë.
Strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë duke vijuar skanimin e situatës mbi korrektësinë e zbatimit të detyrimeve kontraktuale nga subjektet që kanë marrë leje për ndërtimin e HEC-eve, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Pas verifikimeve të deritanishme, tetë kontrata koncesionare kanë rezultuar me probleme të mëdha dhe shkelje të kushteve kontraktuale, për të cilat do të fillohet procedura për ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të kontratës”, deklaroi të martën zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Hantin Bonati.
Sipas Bonatit, ky proces është iniciuar nisur nga shqetësimet e ngritura nga komunitete të ndryshme, duke filluar nga komunitete banorësh, e deri tek shoqatat në mbrojtje të mjedisit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.