Arbëri

Protestë para Gjykatës Themelore të Prishtinës: Drejtësi për Florijetën dhe Linditën

Protestë para Gjykatës Themelore të Prishtinës: Drejtësi për Florijetën dhe Linditën

Shoqëria civile ka ftuar qytetarët në një protestë në ora 12:00 para Gjykatës Themelore të Prishtinës për të kundërshtuar vendimin e këtij institucioni ndaj personit i cili i aksidentoi për vdekje Florijeta Rugovajn dhe Lindita Abdullahun.

“Shoqëria civile organizon protestë paqësore për të kundërshtuar vendimin e padrejtë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila i shqiptoi dënim minimal njeriut i cili i mori jetën në komunikacion dy qytetarëve të Kosovës, Florijeta Rugovaj dhe Lindita Abdullahu. Kjo nuk është e tëra, kjo gjykatë ka vendosur që i njëjti edhe të gjykohet në liri”, thuhet në njoftim.