Arbëri

Ministri i Brendshëm i Serbisë i kërkon Interpolit të mos e shqyrtojë kërkesën e Kosovës

Ministri i Brendshëm i Serbisë i kërkon Interpolit të mos e shqyrtojë kërkesën e Kosovës

Fakti se institucionet e Kosovës kanë bërë kërkesë të re për anëtarësim në Interpol, "tregon se nuk janë mbushur mend nga dështimi në seancën e fundit të Asamblesë së Përgjithshme në Dubai", citon RTS ministrin e Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviqin, transmeton Koha.net.

Ai po ashtu ka konfirmuar se ditë më parë iu ka dërguar letër Interpolit përmes të cilës ka kërkuar që kërkesa e Kosovës të mos shqyrtohet fare në seancën e ardhshme të Asamblesë së Interpolit.