Arbëri

Avokati i Popullit rekomandon të pezullohet tarifa prej 30 euro për ankesa të pacientëve

Foto: Ilustrim
 

Avokati i Popullit të Republikës së Kosovës ka vërtetuar pretendimet e Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë - PRAK se Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë shkelje të të drejtave të njeriut/pacientit me vendosjen e taksës prej 30 euro për ankesat e pacientëve ndaj stafit mjekësor, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Me datë 06.11.2018 Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë i është drejtuar Avokatit e Popullit për shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimit të Odës së Mjekëve për vendosjen e taksës 30 euro për ankesa të pacientëve, nën pretendimin se një taksë e tillë është e kundërligjshme, cenon të drejtat bazë të pacientëve dhe nuk i kontribuon raporteve të mira mjek - pacient.