MSH kërkon çmime të njëjta për barnat për barnat e njëjtë gjithë Kosovën Foto: Koha / ilustrim

MSH kërkon çmime të njëjta për barnat për barnat e njëjtë gjithë Kosovën

08 March 2019 09:38

Ministria e Shëndetësisë ka organizuar debat publik për Udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimit të barnave dhe produkteve mjekësore, njofton kumtesa ministrore.

Në këtë debat i pranishëm ishte edhe ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili.

Ai tha se iniciativa për finalizimin e këtij dokumenti është i rëndësishëm për shumë arsye, por, më rëndësishmja, do të jetë ruajtja e buxhetit të shtetit dhe xhepit të qytetarëve.

të njëjta për barnat e njëjta në secilën barnatore, në të gjithë Kosovën, që t'u japim fund shpenzimeve shumë të larta të qytetarëve në blerjen e barnave”, ka thënë Ismaili, transmeton Koha.net.

Ai shtoi se Kosova është vendi i vetëm në Evropë, së bashku me Bjellorusinë, që nuk e kanë të rregulluar blerjen e barnave me çmime referente.

“Për ta ruajtur xhepin e qytetarëve, buxhetin e shtetit, dhe për ta hequr Kosovën nga kjo “listë e zezë”, në bashkëpunim të afërt me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ne kemi hartuar Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimeve të barnave”, përfundoi Ismaili.

Drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Kosovës, Fatmir Plakiqi, tha se Fondi për Sigurim Shëndetësor aktualisht është duke punuar intensivisht në plotësimin e parakushteve të cilat janë të domosdoshme në mënyrë që të bëhet funksionalizimi i plotë dhe fillimi i reimburismit të barnave në Kosovë.

Arianit Jakupi, kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës, përmes një prezantim tregoi mënyrën e zbatueshmërisë së këtij udhëzimi administrativ.

Përmes një lidhje me skype, foli edhe ekspertja e OBSh-së në Danimarkë Hanne Bak. Ajo tha se janë të lumtur që po shohin progresin evident që po ndodhë në reformat shëndetësore në Kosovë.

“Ky është një dokument shumë i mirë që për qëllim ka të mbrojë qytetarët nga shpenzimet e larta financiare në blerjen e barnave”, tha ndër të tjera ajo.

Udhëzimi Administrativ, pas futjes në fuqi, do të rregulloj çmimet e të gjitha barnave: Atyre që janë në Listën Esenciale, atyre që do të jenë të reimbursuara nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor, si dhe, atyre që do të përshkruhen nga mjeku.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme