Arbëri

​SBASHK-u thotë se sot nuk është mbajtur mësim në shkolla

​SBASHK-u thotë se sot nuk është mbajtur mësim në shkolla
 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka njoftuar se nga raportet e arritura nga komunat e Kosovës vërehet se shumica absolute e shkollave sot nuk kanë punuar.

SBASHK nëpërmjet një komunikate për media bën të ditur se kryesia e tyre ka komunikuar vazhdimisht me kryetarët e kuvendeve sindikale komunale në tërë Kosovën për t’u informuar me situatën aktuale sot në institucionet arsimore të Kosovës.