Arbëri

Lluka: Kosova ka një sistem fiskal shumë të favorshëm për biznese

 

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, gjatë një takimi sot me një delegacion të bizneseve amerikane, deklaroi se Kosova ka një sistem fiskal shumë të favorshëm për biznese dhe është qendër lidhëse në Evropë dhe se Banka Botërore e ka cilësuar si vendin e dytë në rajon në raportin e të bërit biznes.

i bizneseve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëhej nga konsullja e Kosovës në SHBA, Teuta Sahatqija, Ani Zeldan, kryeshef ekzekutiv i Quantum Media Group, themeluesja e Partners in Digital Health, Tory Cenaj, avokati Nelson Happy dhe gazetari nga The Washington Diplomat, Larry Luxner, të cilët u interesuan rreth klimës së të bërit biznes në Kosovë dhe rreth projekteve në sektorin e TIK dhe atë të energjisë.