Arbëri

Grafite antishqiptare në Zrenjanin, Mustafa i quan produkt të sistemit aktual në Serbi

 

“Vrit shqiptarët” janë grafitet e fundit të shfaqura në Zrenjanin të Serbisë e të cilat kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, i ka quajtur produkt të sistemit aktual në Serbi.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se është i shqetësuar me rritjen e shqiptarofobisë në Serbi.