3 perditesime
21:08

Hysaj: Korrigjimi i kufijve është në tavolinë, po testohet opinioni publik

Fadil Hysaj, këshilltar i Hashim Thaçit në kohën kur ishte kryeministër, beson se mund të ketë korrigjim kufijsh me Serbinë.

Sipas tij, kjo temë është në tavolinë dhe tash vetëm po testohet opinioni publik.

“Në e dimë që për Kosovën ekziston një kanal sekret i komunikimit mes Washitngon-it dhe Moskës, nuk është zor me pa këtë. Mendoj që kjo është në tavolinë, tash është duke u testuar opinioni publik”, ka thënë ai.

20:32

Hysaj: Kosova e rrezikuar prej elitës vetëpatriotike

Fadil Hysaj, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, në një intervistë të Rubikon të KTV-së tha se Kosova është e rrezikuar prej vetë shqiptarëve dhe oreksin e tyre të pangopshëm.

“Shqiptarët e sotëm e duan më së paku Kosovën”, ka thënë ai.

“Kosova ka qenë e rrezikuar konstant nga elita vetëpatriotike e cila nuk ka bërë kurrë kurrgjë për krijimin e shtetit të fortë të Kosovës, i cili nuk ka me qenë i varur më prej pushteteve apo politikave që kanë me ardh prej një vendi tjetër”, ka thënë ai.

Në këtë rrafsh, thekson Hysaj, nuk hyn figura e Ibrahim Rugovës.

20:25

Hysaj: Ligji për Pagat, paradë si të bëhesh i pasur më shpejtë

Zhurma që shkaktoi ligji i pagave, sipas regjisorit Fadil Hysaj, ishte një paradë se si të bëhesh i pasur më shpejt.

Ai në Rubikon të KTV-së tha se tash po punohet në drejtim se si të arrish te parat por në mënyrë të ligjshme.

“Kurrkush s’po merret me të paligjshmen”.

“U çua krejt Kosova në këmbë se si të rriten rrogat dhe mbeten vetëm ky sektori jopublik të cilit i mbetën rrogat e vogla se kurrkush nuk ka asnjë lloj formule se çka ka mu bë me ta dhe ku kanë për t’i marrë paret tash këta që i kanë rritur”, ka thënë ai.

20:17

Hysaj habitet se si 11 vjet pas pavarësisë ka krerë që s’e pranojnë flamurin

Për regjisorin Fadil Hysaj është për çudi se si pas 11 vjetësh shtet, në vend ka zyrtarë që akoma refuzojnë flamurin e Kosovës.

Ai ka thënë në Rubikon të KTV-së se politikës po i mungon pasioni për vendin.

“Si është e mundur që 11 vjet me pas këtë lloj refuzimi ndaj flamurit të Kosovës kur brenda këtij flamuri është Kosova, nëse kurrgjë s’ka tjetër, shenja kryesore është ky vendi dhe është dashtë një minimum dashurie ndaj këtij vendi që me respektu”, u shpreh ai.

“Pasioni për këtë vend është pasioni për vetveten”.

Sipas tij, elita politike po tregon se ka synim vetëm se si të bëhen të pasur për vete.